Roli i Hong Kongut ka ndikim të rëndësishëm financiar

Hong Kongu, me fuqinë e tij të madhe financiare, është në gjendje të plotësojë nevojat për financim të çdo projekti të nismës “Një brez, një rrugë”, deklaroi Paul Chan, sekretar financiar i qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ, citon “Xinhua”.

 

Gjatë samitit të 6-të “Një brez, një rrugë”, ai theksoi përfitimet e shumta të Hong Kongut, nga likuiditeti i thellë në infrastrukturën e jashtëzakonshme financiare dhe opsionet e gjera për ngritjen e kapitalit.

Nën temën “Drejtimi i Rritjes përmes Nxitjes së Tregtisë Rajonale dhe Ndërkombëtare”, eventi dyditore në internet bëri bashkë rreth 6000 zyrtarë qeveritarë, sipërmarrës dhe drejtues të korporatave nga mbi 80 vende dhe rajone.

“Tregu ynë i kapitalit është shumë efikas dhe regjimi ynë rregullator është në përputhje me standardet ndërkombëtare”, -shpjegoi Chan, duke shtuar se vendndodhja strategjike në zemër të Azisë përforcohet nga rrjetet solide të biznesit, infrastruktura e nivelit botëror, si dhe rrjetet e sofistikuara të komunikimit dhe transportit.

Related posts

Ekspozita ndërkombëtare e ekonomisë digjitale do të hapet në Hebei

Z H

Putin thotë se me Lukashenkan u pajtuan për treg të përbashkët të gazit

D V

SHBA: Fuqizimi i shpejtë bërthamor i Kinës përbën shqetësim

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More