Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Roli i LDK-së në opozitë, nënkryetarja e partisë: Nuk përdorim gaz lotsjellës

Sipas nënkryetares së LDK-së, Shqipe Mjekiqi-Sadiku, partia e saj si opozitë është paksa e kufizuar se nuk kanë numër të madh të deputetëve, sidomos karshi koalicionit qeverisës.

Megjithatë, ajo u shpreh se LDK-ja do kërkojë rol aktiv në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin.

“Ne s’do të përdorim rrugë të njëjta për të stopuar proceset si ato që i ka përdorur LVV në Kuvend. LDK nuk është e atij mendimi për përdorim të gazit, absolutisht jo”.

“Qëndrimi i LDK-së nuk do të jetë të kundërshtojmë sa për të kundërshtuar, por për të mbrojtur interesat e vendit dhe vlerat që jemi përcaktuar ideologjikisht”, tha ajo.

Edhe në lidhje me çështjen e Dialogut Kosovë-Serbi, Mjekiqi tha se partia e saj fillimisht e pret ftesën nga partia qeverisëse, por dhe që s’do të jetë përjashtuese e proceseve dhe do kërkojë rol aktiv në çështje të rëndësishme të Kosovës.

Ajo foli edhe për kundërshtimin që i bënë Ligjit për Zgjedhje, duke sqaruar se arsyeja ishte jo pse ishin kundër ligjit në fjalë, por për mënyrën se si erdhi, shumë shpejt dhe pa koordinim me partitë opozitare e akterë të tjerë politikë.

Sipas Mjekiqit, tashmë kanë filluar edhe me përgatitjet për zgjedhjet lokale, duke thënë se nuk beson që rezultati i zgjedhjeve nacionale do të përkthehet edhe në ato lokale.

Postime të ngjashme

Musliu: Albin Kurti mashtroi Kosovën për dialogun

Dafina Vidishiqi

Kamberi: Pajtimi me Serbinë nuk mund të ndodhë pa ballafaqimin e saj me të kaluarën

Dafina Vidishiqi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Dafina Vidishiqi

Demhasaj: PDK gradualisht po largohet nga lidhja që kishte me UÇK-në

Dafina Vidishiqi

Takimi Kurti – Macron: Njohësit e çështjeve politike e konsiderojnë presion për dialogun

Dafina Vidishiqi

Norvegjia i dhuron mbi 180 mijë doza të vaksinës antiCOVID për Kosovën

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...