Aktori Samuel L. Jackson mori pjesë në performancën e Kendrick Lamar në Super Bowl të këtij viti dhe roli i tij tërhoqi shumë vëmendje.
Reperi Kendrick njihet dhe respektohet si dikush që shkëlqen në integrimin e temave të forta sociale përmes muzikës dhe shumë besojnë se ai e bëri këtë gjatë performancës së tij në Super Bowl
Besohet se ka një simbolikë në performancën e Kendrick dhe se ajo lidhet me mënyrën sesi reperi i sheh Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe si e sheh veten.
Performanca e Kendrick Lamar fillon me një pamje nga afër të Samuel L. Jackson, i veshur si “Uncle Sam”, i cili vazhdon të shfaqet gjatë gjithë performancës.