Roma dhe Pellegrini shumë afër marrëveshjes për kontratën e re

Lorenzo Pellegrini pritet ta vazhdojë bashkëpunimin me Romën edhe për disa vite.

 

Kapiteni i Giallorosëve është futur në vitin e fundit të kontratës, por ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Roma.

Përkundër se kishte një klauzolë largimi prej vetëm 30 milionë eurove, Pellegrini ka refuzuar të gjitha ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.

Me ardhjen e trajnerit Jose Mourinho, numri shtatë i Romës ka rilindur duke u bërë lider i vërtetë i kryeqytetasve.

Sky Sport ka raportuar se palët janë shumë pranë marrëveshjes për zgjatjen e kontratës edhe për pesë vite.

Nga kontrata e re, Pellegrini do të fitojë katër milionë euro në sezon, si dhe disa bonuse.

Vlen të theksohet se aktualisht kapiteni i Giallorosëve ka një pagë vjetore prej 2,5 milionë eurove në sezon.

Related posts

Prezervativi e ndihmoi të fitonte medalje: Atletja i çudit të gjithë në Tokio 2020

D V

Zyrtare: Jack Grealisht kompleton transferimin rekord te Manchester City

D V

Laporta: Kemi ulur faturën e pagave, në janar mund të marrim lojtarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com