Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Roma gëzohet, mbërrijnë dy oferta për Pastoren

Roma është duke kërkuar të shkurtojë shpenzimet me paga të lojtarëve, pasi klubi është duke kaluar nëpër një krizë financiare.

Njëri nga lojtarët më të paguar në klub është argjentinasi Javier Pastore, i cili pritet të largohet në verë.

Giallorosët kanë marrë lajme të mira, pasi tani kanë në tavolinë dy oferta për mesfushorin argjentinas.

E ardhmja e Pastores duket se do të jetë larg Evropës, pasi për të ka oferta nga elita e futbollit amerikane MLS.

Inter Miami dhe Seattle Sounders janë dy skuadrat që kanë bërë oferta për Pastoren, por mediat italiane nuk kanë arritur të zbulojnë shumën që ata kanë ofruar për argjentinasin.

Dy ekipet e fuqishme amerikane janë gati të paguajnë pagën e Pastores i cili fiton 4,5 milionë euro në sezon te Roma.

Besohet se skuadra nga kryeqyteti italian është gati të lë të lirë Pastoren të largohet nëse vije ndonjë ofertë rreth 10 milionë euro.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...