Roma ishte shumë aktive në ditën e fundit, transferuan tre futbollistë

nga D V

Afati kalimtar i janarit për transferimin e futbollistëve ka përfunduar dhe Roma ka qenë një nga skuadrat më aktive.

Giallorosët fillimisht kishin larguar disa emra si Mario Hermoso, Nicola Zalewski, Matias Rayan, Enzo Le Fee dhe Samuel Dahl.

Por në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, Giallorosët ishin mjaftë aktiv duke transferuar tre futbollistë.

I pari që iu bashkua Romës ishte mbrojtësi danez Victor Nelson nga Galatasaray si huazim me të drejtë blerje.

Roma u përforcua në krahun e majtë të mbrojtjes edhe me holandezin Anass Salah-Eddine nga Twente i cili gjithashtu iu bashkua si huazim me të drejtë blerje për tetë milionë euro.

Ndërkohë futbollisti i tretë që zbarkoi në kryeqytetin italian ishte mesfushori francez Lucas Gourna-Douath nga RB Salzburg.

Më herët gjatë janarit Roma kishte nënshkruar edhe me portierin Pierluigi Gollini si dhe mbrojtësin holandez Devyne Rensch nga Ajaxi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More