Agjencia Zhurnal.mk

Roma përgatit kontrata të reja për Zaniolon dhe Pellegrinin

Roma dëshiron t’i ketë në skuadër dyshen Nicolo Zaniolo dhe Lorenzo Pellegrini edhe në të ardhmen, prandaj pritet t’ua rinovojë kontratat.

Sipas La Gazzetta dello Sport, dy futbollisteve do t’u ofrohen marrëveshje të reja, në mënyrë që të shmangin interesimin e klubeve të tjera.

Në bazë të kushteve të reja në kontratat e tyre, Zaniolo dhe Pellegrini do të përfitojnë nga tre milionë euro në sezon.

Përveç rrogës bazë, ata do të përfitojnë edhe bonuse shtesë për golat dhe asistimet në ndeshjet e edicioneve të reja.

Megjithatë, përkundër përpjekjeve të Romës për t’i mbajtur këta futbollistë, Juventusi dhe Interi vazhdojnë të shprehin interesim për ta.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!