Agjencia Zhurnal.mk

Romagnoli dëshiron t’i qëndrojë besnik Milanit

Alessio Romagnoli thuhet se do të nënshkruajë kontratën e re të ofruar nga Milani.

Kapiteni i Rossonerëve lidhet me një largim në këtë verë, derisa kërkohet nga Real Madridi, Barcelona, Atletico Madridi e Chelsea.

Por, sipas La Gazzetta dello Sport, 25-vjeçari do të vazhdojë t qëndrojë në San Siro, gjersa kontrata e tij skadon në vitin 2022.

Romagnoli ka siguruar drejtuesit të klubit se ai do të qëndrojë pjesë e skuadrës, mirëpo duhet të vendosen objektiva që realizohen.

Deri më tani, mbrojtësi qendror ka zhvilluar 181 paraqitje për Milanin, derisa ishte transferuar nga Roma në vitin 2015 për 25 milionë euro.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...