Romanca e fshehtë e Kate që “çmendi” princin William; Ka ndodhur në një kohë jo shumë të mirë

Kate Middleton dhe Princi William janë një nga çiftet më të famshëm në botë. Fytyrat e tyre, së bashku me ato të fëmijëve, familja dhe miqtë shfaqen në kopertinat e revistave dhe gazetave në të gjithë botën.

 

Çifti i lumtur, i cili u martua në vitin 2011, janë takuar që në shkollë  dhe historia e tyre e dashurisë është një nga përrallat më të bukura, por dyshja u ndanë për pak kohë kur ishin në universitet.

Shumë media në atë kohë thanë se ndarje ndodhi sepse Kate tërhiqte shumë vëmendjen e medieve. Në një intervistë kohë më vonë pas ndarjes Kate tha:

“Në atë kohë kam qënë shumë e mërzitur, por në fakt kjo ngjarje më bëri një person më të fortë.”

Dukesha e kaloi mërzitjene saj duke bërë një udhëtim me mamin dhe miqtë në Dublin. Bashkë me to thuhet se ka qënë dhe një person me të cilin Kate pati një romancë të shkurtër.  Henry Ropner është emri i këtij djali,  i cili ishte një nga miqtë e shkollës të Ëilliam -it duke e bërë këtë të fundit shumë xheloz në atë kohë.

Prisni, ka edhe më shumë, sipas MarieClaire.co.uk, Princi William dikur ka patur një romancë me ish të dashurën  e Ropner.

Henry tani është i martuar me Natasha Sinclair, vajza e një biznesmeni dhe familja e tij zotëron një firmë menaxhimi të anijeve prej 33.7 milion paund.

Edhe pas ndarjes së tyre, Kate dhe Henry mbeten miq. Herën e fundit që ata u panë së bashku ishte në një martesë në Somerset në 2012.

Duke folur për ndarjen e tyre në atë kohë, Princi William tha:

“Ne ishim të dy shumë të rinj”, shpjegoi Princi William ndërsa fliste për ndarjen në intervistën e tyre të fejesës në vitin 2010. “Ndodhi në universitet, ne ishim akoma duke gjetur veten dhe kishim karaktere të ndryshme, po përpiqeshim shumë të gjenim rrugën tonë dhe po rriteshim. Ishte vetëm një lloj hapësire, diçka e tillë, dhe funksionoi për mirë.”

Related posts

Emmy Awards 2021 kritikohet nga ndjekësit për mosrespektimin e masave kundrejt COVID-19

D V

Era Istrefi josh me dukjen në fotografitë e reja, ndërsa vë në pah fizikun e formësuar

D V

Sekretin e Catherine Zeta-Jones për bel sa një unazë, e kemi në dorë të gjitha

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More