Katër alpinistë janë zhdukur pa gjurmë bë vargmalin Abruzzo, jo shumë larg Romës.
Sot është dita e tretë e zhdukjes së tyre.
Sipas shërbimit Italian të shpëtimit, dyshohet se ata mund të jenë vrarë nga ndonjë ortek.
Katër alpinistë, nga qyteti Avecano, u zhdukën ndërsa hipnin në dëborë dhe akull në malin Velino.
Përpjekjet për t’i shpëtuar u ndaluan nga bora e madhe që ra në atë zonë sot, madje edhe qen të stërvitur posaçërisht për këtë punë, kanë hasur në probleme.
Edhe vetë ekipet e shpëtimit janë duke u përballur me rrezikun e orteqeve.