Romeo i pakënaqur me produksionin e BBV3, zbulon se ka qenë më i votuar se Egla dhe nxjerr provat: NUK DO HEQ DORË

nga Redaksia

Egla Ceno u shpall fituese e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”,pas një nominimi “kokë më kokë” me kolegun e saj, aktorin Jul Deda.

Mirëpo një pjesë e publikut nuk e priti mirë shpalljen e Eglës si fituese— të cilët nuk nguruan të përmendin situatat e rënda ku aktorja ka qenë e përfshirë disa herë në reality show.

Mendimit të publikut duket se i qëndron edhe Romeo Veshaj, i cili nuk arriti dot të triumfonte. Ai ka publikuar në InstaStory një televotim të bërë në rrjetet sociale, ku shihet qartë se në krahasim me Eglën, ai ka pjesën më të madhe të votave.

Nga ana tjetër, Romeo nuk ishte i pranishëm as në festën e organizuar pas finales.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More