Shkup, 9 nëntor, zhurnal.mk – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur në favor të dy paditësve romë, të përfaqësuar nga Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve, të cilët pretendojnë se janë ngacmuar nga policia në Shkup në vitin 2014.
Gjykata e Strasburgut ka vendosur që policia e RMV nuk ka kryer hetim efektiv mbi brutalitetin e policisë kundër romëve. Në të njëjtën kohë, Gjykata nuk kishte gjetur baza për të gjykuar që kjo ishte çështje e brutalitetit të policisë ose se çështja ishte e motivuar me racizëm.
Çështja ka të bëjë me dështimin për të hetuar një incident të pretenduar brutaliteti policor, i cili ndodhi më 19 maj 2014, kur paditësit romë ishin midis 16 dhe 13 vjeç. Sipas vendimit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të duhet të paguajë romët, të cilët tani janë njëzet e tre vjeç dhe nëntëmbëdhjetë vjeç, shumën prej 7,500 euro, secilit prej tyre.