Cristiano Ronaldo thuhet se do t’i duhet të paguajë një shumë të madhe parash për çdo muaj Georgina Rodriguez nëse ata do të ndaheshin.
Legjenda e futbollit portugez ka qenë në një lidhje me Rodriguez që nga viti 2016.
Ronaldo, 39 vjeç, mburret me një vlerë neto prej më shumë se 500 milionë eurosh falë karrierës së tij të shkëlqyer me Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe tani skuadrën e Arabisë Saudite Al-Nassr.
Përveçse është atleti më i paguar në botë – duke fituar 200 milionë euro në vit në Arabinë Saudite – sulmuesi mbledh miliona të tjera në baza vjetore si rezultat i marrëveshjeve të tij të ndryshme sponsorizimi.
Megjithatë, atij do t’i duhej të ndahej me disa nga të ardhurat e tij të mëdha në rastin që ai dhe Georgina do të ndaheshin.
Sipas revistës portugeze TV GUIA, një marrëveshje mes dyshes mbron asetet e futbollistit, ndërkohë që sigurohet që partnerja e tij modele – dhe nëna e dy fëmijëve të tij – do të kishin stabilitet nëse ndaheshin.
Në rast ndarjeje, 30-vjeçarja Georgina do të dilte me një pension të përjetshëm që shkonte në 100 mijë euro në muaj. Gazeta pretendon se klauzolat u krijuan pas lindjes së vajzës së tyre të parë – Alana Martina.
Në kontratë thuhet se Georgina do të bëhej gjithashtu pronare e rezidencës së tij, që ndodhet në zonën ekskluzive të La Finca në Madrid. Prona është 950 metra katrorë brenda një prone prej 4,000 metrash katrorë në zonën e shtrenjtë të Pozuelo, e cila është blerë nga Ronaldo në vitin 2010 për pesë milionë euro.
Publikisht, çifti ende nuk është martuar. Megjithatë ka nga ata që kanë sugjeruar të kundërtën, gjë që padyshim do të shtonte një nivel tjetër komplikimi në rast të ndarjes së tyre.
Ronaldo ka pesë fëmijë dhe i ndan dy me Rodriguez.