Agjencia Zhurnal.mk

Ronaldo e kishte fanellën e Arsenalit në dorë, pastaj ndërhyu Man Unitedit – thotë Wenger

Arsene Wenger thotë se pendesa e tij më e madhe është dështimi për ta transferuar Cristiano Ronaldon dhe zbulon sesi superylli portugez e kishte fanellën e Arsenalit në dorë, para se të ndërhynte Manchester Unitedi.

Në verën e vitit 2003, talenti dhe potenciali i madh i Ronaldos u vu re nga shumë ekipe në Evropë.

Në mesin e tyre edhe Arsenali, i cili madje kishte arritur marrëveshje me Sporting për afrimin e Ronaldos në Londrën e veriut.

Wenger, i cili kishte qenë afër blerjes së një numri të madh talentesh gjatë kohës së tij 22-vjeçare si trajner i Arsenalit, ishte i bindur se Ronaldo po i bashkohej atij në skuadrën londineze.

Por Arsenali mbeti duarthatë, sepse Ronaldo në fund iu bashkua Manchester Unitedit.

“Mbase më së afërmi transferimit te ne ka qenë Cristiano Ronaldo, para se t’i bashkohej Man Unitedit”, tha Wenger.

“Ne kishim marrëveshje me Sporting por pastaj Man Unitedi e mori Carlos Queirozin si ndihmëstrajner dhe bënë ofertë më të lartë se ne shumë shpejt dhe kështu e morën Ronaldon.

“Por ne kishim marrëveshje për të. Ai e kishte fanellën e Arsenalit në dorë, pasi unë drekova me të dhe me nënën e tij në qendrën stërvitore”, zbuloi Wenger.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...