Ka përfunduar përballja miqësore mes Kombëtares së Portugalisë dhe asaj të Kroacisë, ku kjo e fundit doli fituese në Lisbonë.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në “Estádio Nacional do Jamor”, Portugalia ka pësuar humbje si vendase kundër Kroacisë me shifrat 2:1.
Golat për kroatët i shënuan Luka Modric (minuta e 8’) dhe Ante Budimir (minuta e 56’), ndërsa golin e nderit te Portugalia e shënoi ylli i Liverpoolit, Diogo Jota në minutën e 48’.
Fakt interesant ishte që superylli, Cristiano Ronaldo gjatë tërë ndeshjes e nxeu bankën rezervë, pasi ishte një rezervist i papërdorur nga trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez.
Rezultati final, 2:1 në favor të Kroacisë.