Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Ronaldo e zgjedh Dubain për t’i kaluar festat e fundvitit

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka udhëtuar në Dubai për Krishtlindje, ndërkohë që rregullat e ndryshme për lojtarët e futbollit kanë shkaktuar polemika.

Por, Ronaldo nuk do të jetë lojtari i vetëm i Juventusit që largohet nga Torino dhe Italia për Krishtlindje, raporton Gazeta Express.

Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” ka treguar se tre ose katër lojtarë tjetër të klubit kishin të njëjtën ide, duke udhëtuar për në vende të ndryshme të cilat kanë më pak kufizime, prandaj ylli portugez ka vendosur të kalojë pushimet e tij në Dubai pa karantinë.

Futbollistët nuk kanë të njëjtat probleme për t’u kthyer në Itali, pasi dekreti parashikon që ata që kthehen nga jashtë nga 21 dhjetori deri më 6 janarit duhet të futen në vetizolim.

Por, futbollistët mund të stërviten të izoluar, me teste të rregullta për COVID-19, dhe të kenë kontakt vetëm me grupin e ekipit, duke kryer prova të rregullta në ditët pas kthimit të tyre.

Diskutimi për pushimet e lojtarëve tashmë ka filluar, në një kohë kur shumë familje në Itali nuk do të jenë në gjendje të ribashkohen.

Postime të ngjashme

Kur takohen dy kampionë

T E

Juventusi përgatit ofertën për Manuel Locatellin!

Z H

Pogba mungon edhe ndaj Chelsea-t, por Solskjaer rikuperon tre të tjerë!

Z H

Shqiptari firmos kontratë profesionale me klubin e njohur gjerman

Z H

Man.Utd – Milan, super derbi i Europa Ligës

Z H

Milan, Pioli ka gati skemën e re, ja formacioni i ri i Milanit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...