Agjencia Zhurnal.mk

Ronaldo mezi pret të luajë me Kulusevskin: Talent i madh, do na ndihmojë të fitojë trofe

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është i bindur nga cilësitë e bashkëlojtarit të tij të ri Dejan Kulusevski, me të cilin mezi pret të punojë.

Suedezi i ri u bashkua me Juventusin pasi kaloi sezonin e kaluar në huazim me Parma përmes Atalantas.

Ardhja e tij te Zonja e Vjetër është pritur mirë dhe në veçanti nga ylli i skuadrës, Ronaldo, i cili e ka lavdëruar dhe mezi pret të punojë me të.

“Ai është një talent i madh. Ai do të na ndihmojë të fitojmë dhe të arrijmë gjëra të pabesueshme”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Kulusevskin.

“Më pëlqen shumë ta shoh, ai ka një potencial të shkëlqyeshëm dhe është një lojtar i shkëlqyeshëm”.

“Shpresoj të luaj me të dhe të shënojmë shumë gola së bashku”, përfundoi portugezi.

Ndryshe, Ronaldo dhe Kulusevski luajtën kundër njëri-tjetrit para disa ditësh në përballjen Suedi-Portugali, ku fitore shënuan mysafirët me rezultat 0-2.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...