Agjencia Zhurnal.mk

Ronaldo: Parma e organizuar mirë, tani kemi avantazh ndaj Interit

Cristiano Ronaldo e pranoi pas ndeshjes se Parma ishte shumë e organizuar dhe e vështirë për tu mposhtur.

Portugezi ka shënuar tani në secilën nga shtatë paraqitjet e tij të fundit në Serie A, duke gjetur rrjetën 11 herë gjatë asaj periudhe.

“Ishte e rëndësishme që ne të fitonim. Ne e dinim që Interi barazoi dhe Lazio fitoi, kështu që ishte e rëndësishme të krijohet një avantazh”.

“Ishte e vështirë, Parma është shumë e organizuar dhe e vështirë për tu mposhtur, por ne luftuam shumë dhe arritëm fitoren”.

“Parma po shtynte përpara në fazat e fundit, duke sulmuar me shumë lojtarë në zonë dhe ne vuajtëm një kohë që ta pastronim zonën. Mund të ndodhë, ne u tensionuam, por gjëja e rëndësishme është që ne morëm pikët”, ka thënë Ronaldo për Sky Sport Italia.

Me dy golat e shënuar Ronaldo shkoi në kuotën e 432 gola në pesë ligat më të mira të Evropës.

Me fitore Juve shkon katër pikë para Interi në krye të renditjes.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...