Agjencia Zhurnal.mk

Ronaldo premton se do t’i thyejë të gjitha rekordet

Cristiano Ronaldo është zotuar se do ta thyejë rekordin botëror për golashënuesin më të mirë për ekip kombëtar, pasi e shënoi golin e 99-të personal në triumfin 2:0 të Portugalisë kundër Luksemburgut, i cili ia siguroi kampionit në fuqi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2020.

Rekordi botëror aktualisht mbahet nga legjenda e Iranit, Ali Daei, i cili kishte shënuar plot 109 gola gjatë karrierës së tij për vendin nga Lindja e Mesme, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo tani ngel vetëm 10 gola prapa tij, falë vitit më frytdhënës në karrierën e tij me Portugalinë, gjatë të cilit i shënoi 14 gola.

“Të gjitha rekordet duhet të thyen dhe unë do ta thyejë këtë rekord”, tha Ronaldo të dielën pas ndeshjes.

Për ta bërë këtë, Ronaldos i duhet të presë të paktën deri në mars, kur do të zhvillohen ndeshjet e radhës të kombëtareve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...