Ronaldo Sharka “martohet” -Fotoja e dasmës bën xhiron e internetit

nga D. V.

Prezantuesi i njohur nga Shqipëria, Ronaldo Sharka, ka habitur ndjekësit e tij në rrjete sociale me një postim të pazakontë.

Në llogarinë e tij në Instagram, Sharka ka ndarë një fotografi martese, duke lënë të kuptohet se ka “kurorëzuar” dashurinë e tij me martesë.

Megjithatë, nuk bëhej fjalë për një martesë të vërtetë.

Imazhi që ai publikoi është krijuar përmes inteligjencës artificiale (AI), duke qenë thjesht një ide kreative apo një shaka e prezantuesit.

Postimi ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku fansat janë ndarë mes atyre që e kanë marrë me humor dhe atyre që për pak besuan lajmin e “martesës” së tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More