“Ronaldo u ble nga oborri im”, befason Gary Lineker me deklaratën e tij

Manchester United kreu nënshkrimin dramatik të Cristiano Ronaldos në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, dhe tani është janë zbuluar detajet nga legjenda e futbollit anglez Gary Lineker.

Kthimi i sulmuesit legjendar portugez bëri që tifozët e Djajve të Kuq të kthejnë besimin në skuadër, por pakkush mund ta kishte imagjinuar se si ndodhi në të vërtetë.

Lineker ka thënë se marrëveshja u finalizua nga oborri i tij.

“Unë do t’i vendos kartat e mia në tryezë – Ed Woodward është një mik i mirë i imi dhe jeton në vendin fqinj”.

“Ai nënshkroi me Cristiano Ronaldon kur ishte në kopshtin tim! Kur hyri ai ishte në telefon me Jorge Mendes – shpresoj se nuk o shkoj shumë larg”.

“Unë kam një fotografi fantastike të tij të ulur me telefon, të cilën mund ta shpërndaj një ditë me lejen e tij”, ka thënë Lineker në podkastin Match of the Day.

Related posts

Romano: Mbappe titullar ndaj Reims

Lea Muslija

Nuk ia doli në verë, Olmo pritet të jetë i Barcelonës në janar

D V

Hakim Ziyech përjashtohet nga Maroku për sjellje të papranueshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More