Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Ronaldo vendos për të ardhmen

Ardhja e Andrea Pirlos në stolin e Juventusit e ka bindur Cristiano Ronaldon të ndihet i sigurt në Allianz Stadium dhe të qëndrojë të paktën deri në qershor të vitit 2022, sipas mediave italiane.

Thuhet se Pirlo i ka lënë mbresa të mira Ronaldos që prej ditës së parë si trajner i Juves, prandaj superylli portugez është i vendosur të qëndrojë për t’i ndihmuar ish-mesfushorit të fitojë në vitin e tij të parë si trajner, transmeton Gazeta Express.

Dhe Pirlo është i gatshëm ta lejojë 35-vjeçarin t’i arrijë synimet personale, duke e bindur sulmuesin veteran ta nderojë kontratën e cila i mbaron në qershor të vitit 2022.

Ronaldo e ka nisur sezonin në formë fenomenale, duke i shënuar tetë gola në pesë ndeshje në Serie A.

“Ronaldo është profesionist i madh, siç e dimë të gjithë, ai është shembull për të gjithë në stërvitje dhe në fushë. E vetmja këshillë që ia jap është të vazhdojë kështu”, tha Pirlo pas fitores së Juves kundër Cagliarit, falë dy golave të portugezit.

Tuttosport raporton se Ronaldo s’e ka ndërmend të largohet nga Juventusi një vit para se t’i mbarojë kontrata siç u raportua së fundmi dhe se ai e ka krijuar një lidhje me të, të ngjashme me atë që e kishte me Zinedine Zidane në Real Madrid.

Postime të ngjashme

Prishtina akomodohet në Tiranë para ndeshjeve të raundit preliminar në LK

Dafina Vidishiqi

Pa gola pas 45 minutave të para në derbin britanik

Dafina Vidishiqi

Perisic në histori me Kroacinë, bëhet futbollisti i parë që shënon në katër turne të mëdhenj

Dafina Vidishiqi

Shaqiri dhe Origi dy të parët që do të largohen nga Liverpooli

Dafina Vidishiqi

Juventusi të gatshëm të nënshkruajnë me Locatellin, ofrojnë para dhe një futbollist për transferimin e tij

Dafina Vidishiqi

Driblimet e jashtëzakonshme të Alexander Isak ndaj Sllovakisë nga gjysma e fushës deri në portë – lëvizjet e tij kanë lënë tifozët pa fjalë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...