Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rot: Greqia dhe Gjermania e mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE

Athinë, 2 qershor – Mbështetje për anëtarësinë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE shprehu sot ministri shtetëror gjerman për Çështje Evropiane Mihael Rot pas takimit në Athinë me shefin alternativ të diplomacisë greke Militiadis Varviciotis, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Të dy e mbështesim rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE, që do ta bëjë Bashkimin Evropian edhe më të madhe edhe më të fuqishme”, tha Rot pas takimit me Varviciotisin.

Ministri gjerman shprehu mbështetje edhe për dialogun e Greqisë me Turqinë por theksoi se janë të nevojshme “marrëdhënie konstruktive dhe të dobishme midis BE-së dhe Turqisë”.

Varviciotis dhe Rot, u ndalën edhe në certifikatën digjitale evropiane për Kovid për të cilën thanë se është vegël për udhëtim të sigurt në Evropë. 

Postime të ngjashme

Vendkalimi kufitar “Bogorodicë” i hapur për komunikacion

D V

FOTO/Vulin solli helikopterët serbë, filluan shuarjen e zjarrit në Staro Nagoriçan

D V

Tërmet i vogël në rajonin e Strumicës

D V

Ilire Dauti: Pse Ministria e Transportit zvarrit dokumentacionin për ujin në Pallçishtë

D V

MASH: Pagat e mësimdhënësve për katër vjet u rritën me mbi 2.000 denarë

D V

Zjarri në “Bogorodicë”, digjet një automjet policie dhe kazerma e Ushtrisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...