Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Roth – Dimitrovit: Duhet përfundimisht të fillojnë bisedimet aderuese

Shkup, 29 shtator – Zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov në takim me nikoqirin, ministrin shtetëror për Evropë Mihael Roth, sot në Berlin përcolli shqetësimin e anës maqedonase se çdo vonesë e mëtejshme për fillimin e negociatave me BE-në, mund të shkaktojë mosbesim të madh drejt perspektivës evropiane, jo vetëm të Maqedonisë së Veriut por edhe të rajonit.

Ai theksoi se është e nevojshme të ndërmerren hapa vendimtare që të tejkalohen të gjitha kërkesat joparimore, me qëllim që vendi sa është e mundur më shpejtë ta merr vlerësimin e shumëpritur përmes konfirmimit të kornizës negociuese edhe mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. “Problematizimi i tipareve të një populli siç është gjuha dhe kushtëzimi i së njëjtës që të jetë pjesë e procesit negociues, jo vetëm që paraqet ultimatum të veçantë, por edhe arsye e justifikuar për uljen e besimit të publikut maqedonas drejt euro-integrimeve.

Dua të vesoj se Gjermania me këmbënguljen e saj, së bashku me vendet Trio dhe kuptohet edhe me përpjekjet tona, do të kemi sukses që zhgënjimin e deritanishëm ta kthejmë në sukses politik”, deklaroi Dimitorv.

Dimitrov dhe Roth shkëmbyen mendime edhe rreth planeve për mbajtjen e Samitit në Berlin në kuadër të Procesit të Berlinit i planifikuar këtë vit, dhe së bashku u dakorduan se kjo iniciativë është e rëndësishme për rajonin dhe lidhjen e tij, në veçanti përmes aktiviteteve përkushtuar në eliminimin e barrierave tregtare.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...