Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Roth: Ndihem i detyruar ndaj premtimit për negociata deri në fund të vitit

Zhurnal Ads

Berlin, 26 nentor – Si evropian i sigurt, çdoherë mbes optimist. Kemi dhënë premtim se gjatë kryesimit tonë me Këshillin do të mundohemi të marrim dritë jeshile për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut. Edhe unë ndihem i detyruar ndaj këtij premtimi. Negociatat nuk janë të pasuksesshme, por duhet të bëhet edhe shumë punë, ka thënë ministri gjerman për Evropë Mihael rot në intervistën për “Uelt”.

“Në takimin e Këshillit të ministrave, pothuajse të gjithë delegacionet edhe një herë bënë të ditur se temat bilaterale midis dy vendeve duhet të qëndrojnë atje. Dhe se tani duhet të përqendrohemi në çështjet kryesore që janë të rëndësishme për fillimin e negociatave të pranimit. Kjo duhet të bëhet sepse urgjentisht kemi nevojë për një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të pranojmë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë arritur rezultate të shkëlqyera në vitet e fundit. Maqedonia e Veriut bëri histori me Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë, por edhe me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë, e cila zgjati gati 30 vjet. Kjo tani duhet të shpërblehet, thotë Rot kur u pyet ku e sheh zgjidhjen për veton bullgare në negociatat e pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Sipas zëvendëskryeministrit Dimitrov bllokada e Bullgarisë e cila paraprakisht i ka mbështetur negociatat aderuese për vendin, nuk është befasi, por zhgënjim. Ai sqaron si erdhi deri në kontestin, por flet edhe për rëndësinë e Marrëveshjes për fqinjësi si mekanizëm, për debat për këto tema, në të cilat do të punojnë historianë nga dy vendet.

“Mendoj se nuk është aspak produktive që politikanët të diskutojnë rreth çështjes historike. Ne jemi një rajon me histori të pasur, por deri më tani nuk kemi arritur t’i ofrojmë brezit të ri perspektiva të mjaftueshme për të ardhmen. Prandaj, ideja ishte: të lëmë historianët të debatojnë mbi historinë – dhe le të kujdesemi për çështjet më të rëndësishme tani dhe në të ardhmen. Që do të thotë se nuk u habitëm, por jemi të zhgënjyer. Bashkimi Evropian, bazuar në Marrëveshjen e Lisbonës, është një Bashkim që respekton diversitetin kulturor dhe gjuhësor. Dhe është me të vërtetë e vështirë për t’u shpjeguar qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore se si ka ndodhur, gjuha e tyre, gjuha maqedonase, të jetë një pengesë për të hyrë në një komunitet që vlerëson diversitetin gjuhësor si një thesar të veçantë. Dhe gjithashtu është e vështirë të shpjegohet edhe pse gjuha është një pengesë në rrugën drejt marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, e cila nga rruga duhet të bazohet në respekt të ndërsjellë”, tha ai.

“Aktualisht ne çdo ditë jemi në kontakt të ngushtë me të dy palët. Në fund të ditës, ky është argumenti kryesor: Ballkani Perëndimor nuk është “oborri i prapëm” i jonë, por “oborri i brendshëm” i Evropës. Stabiliteti, paqja, pajtimi rajonal janë të rëndësisë thelbësore për Evropën. Dhe sidomos për fqinjësinë. Siguria dhe stabiliteti i Bullgarisë, gjithashtu do të ishin të lëkundura nëse nuk do të arrinim stabilitet më të madh në fqinjësi. Në parim, njihet edhe ky argument. Qëllimi ynë negociues është të sqarojmë gjërat që janë më se të nevojshme për negociatat e pranimit, të cilat duhet të merren parasysh nga BE-ja. Dhe pastaj kemi disa probleme bilaterale, të cilat, sipas qëndrimit bullgar, lindin nga zbatimi i papërshtatshëm i Marrëveshjes për Fqinjës”, shpjegon Rot.

Në këtë drejtim, shtoi ai, i inkurajuam të dy vendet për të gjetur zgjidhje që do t’i çojë këto çështje bilaterale në një proces të strukturuar, në mënyrë që ato të zgjidhen hap pas hapi.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zaev insiston të legalizohet marihuana, sjellë potencial ekonomik

E.E.

Arsovski: Cila është përgjigja e Zaevit dhe Qeverisë nga ultimatumi i djeshëm i Sofjes?

T E

Për hekurudhën drejt Bullgarisë për vitin 2021 janë projektuar 1.8 miliardë denarë

E.E.

Publikohet filmi për veprimtarinë e Ali Ahmetit nga viti 1981 deri sot (Video)

R ZH

Djegja e flamurit bullgar në Maqedoni, reagon Bullgaria

Z H

Kodra e Diellit do të jepet me koncesion

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...