Këngëtarja shqiptare, Rozana Radi, ka njoftuar ndjekësit se ka rezultuar pozitive me coronavirus.
Artistja, e cila numëron ndjekës të shumtë në Instagram, tregon se ka bërë dy herë testin për COVID-19 dhe se në herën e dytë ka dalë pozitive.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë në rrjete sociale, ku tregon se është izoluar teksa është në gjendje të qëndrueshme.
“Pas një rezultati negativ ripërsërita tamponin dhe pozitiv. Jam karantinuar dhe po marr mjekimin e nevojshëm duke u konsultuar me mjekun e familjes. Për momentin jam në gjendje të
qëndrueshme, shpresojmë të shkoj gjithçka mirë”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, miqtë dhe fansat nuk munguan me komente duke uruar që të shërohet sa më shpejt.
Krahas Rozanës, ditë më parë me coronavirus rezultoi edhe këngëtarja tjetër e njohur, Eneda Tarifa.