Rozana Radi zbulon se ende nuk është mësuar me jetën jashtë shtëpisë së “Big Brother”! “Jam duke kërkuar…”

nga Xh M

Pasi mbylli aventurën në “Big Brother VIP Albania 4”, ku u rendit e dyta, Rozana Radi u kthye në rrjete sociale për t’i falënderuar publikisht mbështetësit e saj.

Në një postim në Instagram, këngëtarja e quajti pjesëmarrjen “një udhëtim fantastik jete” dhe u shpreh mirënjohëse ndaj publikut:Faleminderit për dashurinë e jashtëzakonshme që më keni dhuruar çdo natë.

Artistja përgëzoi gjithashtu produksionin dhe stafin e Top Channel, duke veçuar producenten Sara Hoxha dhe moderatorin Ledion Liço për “emocionet e paharrueshme” të finales.

Me nota humori, Rozana zbuloi se ende nuk është mësuar me jetën jashtë shtëpisë: Jam duke kërkuar mikrofonin në trup dhe ende s’kam bërë një gjumë të plotë.

Këngëtarja premtoi se pas këtij kapitulli të ri, do të rikthehet së shpejti me projekte të reja muzikore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More