Agjencia Zhurnal.mk

Rrahja brutale e qytetarit rom në Manastir/ Suspendohen dy policë

Shkup, 25 shtator – Zhurnal.mk – Është ngritur padi penale kundër njërit polic, i cili para dy ditëve në mënyrë brutale kishte rrahur një rom në Manastir, informon Zhurnal.

Ai së bashku me një koleg të tijin i cili ka qenë prezent gjatë incidentit, do të suspendohen. Për këtë bëri të ditur ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

“MPB dënon çfarëdo dhune, veçanërisht kur atë e bën një zyrtar policor. Asnjë vepër e tillë nuk mund të përmirësohet. MPB po investon shumë në ndryshimin e imazhit në polici dhe zyrtarëve policorë. Qëllimi ynë është policia të jetë në shërbim të qytetarëve”, tha Spasovski.

Ai e dënoi edhe sulmin ndaj policëve nga ana e vjedhësve të drunjëve në Veles. Janë arrestuar katër persona dhe ka 10 të dyshuar. Spasovski tha se po bëhen kontrolle dhe po ndërmeren aktivitete shtesë me qëllim të zbardhet rasti. Pritet dhe reagim i shpejtë i Prokurorisë.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...