Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

Rrahje masive në Prishtinë, përdoren shufra metalike – arrestohen dy persona

Disa persona janë rrahur mes vete sot rreth orës 11:00 në rrugën “Zenel Salihu”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestoj dy persona.

Ai tregoi se në vendin e ngjarjes është gjetur një shufër metalike që dyshohet të jetë përdorur gjatë rrahjes.

“Rreth orës 11:00 është raportuar për një rrahje në mes të disa personave në  rrugën ‘Zenel Salihu’ në Prishtinë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestoj dy persona të dyshuar dhe të gjej një shufër metalike që dyshohet të jetë përdorur gjatë rrahjes”, ka thënë Borovci.

Ai po ashtu tha se njëri nga të arrestuarit ka pësuar lëndime trupore dhe aktualisht po merr tretman mjekësor nga ekipet mjekësore të emergjencës në stacionin policor.

“Njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe aktualisht po merr tretmanin mjekësor nga ekipet mjekësore të emergjencës në stacionin policor. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin dhe po punon për të identifikuar edhe personat të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast”, ka thënë ndër të tjerë, zëdhënësi Borovci.

Postime të ngjashme

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

Asociacioni, a mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA?

Dafina Vidishiqi

Osmani e Erdogan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

Dafina Vidishiqi

Ky është shoferi i kamionit nga RMV, ku u sekuestruan 300 kg kokainë në Durrës

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...