Rrahje në Prishtinë, arrestohet një person

Një rrahje ka ndodhur pasditen e së martës në Prishtinë, ku është arrestuar një person i përfshirë.

 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci”, rreth orës 17:30.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Informata është pranuar rreth orës 17:30, për një rrahje, në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore. Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Ahmeti për Telegrafin.

Rasti është iniciuar sulm dhe po hetohet nga policia. 

Related posts

Policia godet fajdexhinjtë: Tetë të arrestuar në Pejë, Gjakovë dhe Prizren – u konfiskohen mbi 100 mijë euro dhe tri vetura (Pamje nga operacioni)

D V

E mori peng banda e drogës në Spanjë, shqiptari u shpëton dhe i bën gjëmën/ 6 të arrestuar

D V

Pikëlluese, po luante tek kondicionerët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com