Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Rrahmani publikon fotografi të tifozëve: Nuk jemi vetëm!

Amir Rrahmani e ka publikuar një fotografi të tifozëve të Veronës në rrjetet sociale, për të cilët thotë se nuk e lënë asnjëherë vetëm ekipin e tyre të zemrës

Amir Rrahmani nuk i harron asnjëherë tifozët, shkruan Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi kosovar i falënderon gjithmonë tifozët e Kosovës, “Dardanët” për mbështetjen që ua japin ata Verdhekaltërve kudo që luajnë këta të fundit.

Ndërkohë, futbollisti kosovar i ka përshëndetur këtë radhë tifozët e Veronës, klub në të cilin u transferua gjatë verës nga Dinamo Zagrebi.

“Nuk jemi vetëm”, ka shkruar Rrahmani në “Instastory”, duke e publikuar një fotografi të tifozëve të Hellas Veronës.

Rrahmani me shokë u mposhtën nga Napoli fundjavën që shkoi, por kjo skuadër nuk dorëzohet lehtë dhe synon të jetë në pjesën e epërme të tabelës në fund të sezonit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...