Rrëfimi i britanikut që kaloi 290 ditë me COVID-19 dhe u shtrua në spital shtatë herë – madje pesë funerale ishin përgatitur për të

Një britanik i cili doli pozitiv për coronavirus dhe qëndroi në një “gjendje të tillë” për 290 ditë ka thënë se ishte shtruar në spital për sëmundjen shtatë herë dhe pritej të vdiste.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Dave Smith, 72 vjeç, nga Anglia, i tha BBC se doli 43 herë pozitiv për COVID-19, dhe se një herë kishte kollitje “pa ndërprerje” për pesë orë.

Dhe ky vlerësohet të jetë rasti më i gjatë aktiv me COVID-19 i regjistruar deri më tani.

Sipas mediave britanike, gjatë kësaj periudhe ai kishte humbur rreth 60 kilogramë në peshë.

Smith tha që “pasi bëra kaq shumë teste pozitive, unë isha gati të hiqja dorë”.

https://www.bbc.com/news/av-embeds/uk-57586965/vpid/p09mc4dr

Ai tha se i tha gjithashtu gruas së tij: “Më lër të shkoj”.

Madje, sipas tij, familja kishin filluar “të organizonte një funeral pesë herë”.

Ndërkohë, edhe Gruaja e tij, Lynda, gjithashtu i tha BBC se ajo kishte pritur që ai të vdiste.

BBC raportoi se Smith ishte më i prekshëm nga coronavirusi sepse më parë kishte kimioterapi për leukeminë.

Ai u trajtua me një koktej të ilaçeve anti-virale nga prodhuesi i ilaçeve Regeneron dhe shkencëtarët tani po studiojnë Smith për të kuptuar më mirë se si virusi pëson mutacion, raportoi BBC.

Një raport i rastit i botuar më parë këtë muaj gjithashtu zbuloi se një grua 36-vjeçare me HIV të përparuar kishte “kaluar me coronavirusin për 216 ditë”, gjatë së cilës virusi kaloi në më shumë se 30 mutacione. 

Related posts

Angela Merkel edhe gjatë kohë do të jetë kancelare

I Z

Biden dhe Macron do të diskutojnë për “marrëveshjen e dështuar të nëndetëseve”

D V

Ukraina konfirmon një rast të poliomielitit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More