Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Rrëfimi i Cameron Diaz që u bë nënë në gjysmën e dytë të jetës: Duhet të jetoj 107 vjet

Në dhjetor të vitit 2019, Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, Benji Madden, u bënë prindër për herë të parë.

Duke qenë se aktorja asokohe ishte 47 vjeçare, lajmi u bë hit në internet, kurse ajo u dha shpresë të re fermave që të mos heqin dorë nga amësia.

Tashmë ka kaluar një vit prej se u bë nënë, ndërsa Diaz ka vendosur t’i ndajë përvojat e saj dhe të rrëfejë se si është të bëhesh nënë në moshë të vonshme.

Në një intervistë të mëhershme, ajo ka thënë se shoqërimi me vajzën është një formë e vërtetë e parajsës. Aktorja përpiqet ta shijojë secilin moment, sepse çdo ditë nga ngritje dhe rënie, kurse fëmija i saj ndryshon secilën ditë.

Telefoni i Cameron është i mbushur me fotografi të vajzës, kurse në listën e saj muzikore janë këngët për fëmijë.

“Njerëzit martohen dhe krijojnë familje në rini. Unë po e bëj këtë në gjysmën e dytë të jetës. Më pëlqen fakti që më në fund jeta ime është private, megjithëse ekziston një presion i caktuar edhe në amësinë e vonshme”.

“Kështu, më duhet të jetoj rreth 107 vjet. Por, pa presion”, ka deklaruar Diaz duke shtuar se padyshim kjo është periudha më e lumtur e jetës së saj.

“Të kesh familje kur je i ri është si të gjitha gjërat tjera kur je i ri, thjesht i bën. Por, kur jeni në moshën time dhe vendosni ta bëni këtë, atëherë është zgjedhje e pastër. Prandaj, duhet që të përpiqesh shumë”, ka thënë aktorja.

Postime të ngjashme

Hiti i ri nga Maili, rep artist shumë modern

T E

Publikon fotografitë e para pas lindjes, Elita Rudi zbulon portretin e vajzës Bota

S.B.

Rita Ora zëvendësohet në jurinë e “The Masked Dancer”

S.B.

Heidi Klum e lejon vajzën të bëhet modele pasi ajo ia kishte kërkuar me vite këtë

S.B.

Bebe Rexha publikon pamje “të rrezikshme” nga klipi i ri

S.B.

Arbenita Ismajli shkëlqen në fotografitë e radhës teksa pozon me barkun e rrumbullakosur

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...