Rrëfimi i djaloshit 2-vjeçar nga SHBA-të, i cili është intubuar dhe po lufton për ta fituar betejën kundër COVID-19

Kur dyvjeçari Adrian James u sëmurë javën e kaluar, e ëma e tij Tiffany Jackson nuk mendoi se mund të jetë COVID-19.

Pasi që askush në familje nuk ishte sëmurë, menduan se mund të jetë ftohur dhe e ëma e tij i dha sirup kundër kollit dhe shpresonte se do t’i kalojë me kaq, transmeton Telegrafi.

Megjithatë të premten filloi të djersitej dhe të kishte vështirësi në frymëmarrje. Madje e ëma e dërgoi në spitalin e Illinois. Mjekët dhe infermierët i fotografuan mushkëritë dhe i bën testin e COVID-19, më pas u dërgua me aeroplan në spitalin e Saint Louis rreth 129 kilometra larg shtëpisë së tij, ndërkaq e ëma dhe gjysha e ndoqën pas me veturë, shkruan Reuters.

Djali i saj është një prej 840.000 fëmijëve nën moshën 4-vjeçare që janë prekur nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i pandemisë, e këtë e kanë konfirmuar edhe të dhënat e Qendrës amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC).

Hospitalizimi sikurse i Adrian akoma mbeten rast i rrallë – ku më pak se 1 për qind e rasteve me COVID-19 janë hospitalizuar, kurse fëmijët përbëjnë 2.5 për qind të të gjithë hospitalizuarve që janë prekur me COVID-19, ka bërë të ditur akademia amerikane e pediatrisë.

Edhe pse numri i të hospitalizuarve në SHBA ka rënë, megjithatë në disa pjesë të SHBA-ve varianti Delta po bën kërdinë.

Të martën Adriani është intubuar dhe futur në komë artificiale. Për fat të mirë këto ditë gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, dhe është e mundur që së shpejti do të hiqet nga respiratori.

Adrian që mbush tri vjet muajin e ardhshëm, ka ndezje të krahut të majtë të mushkërive. Frymëmarrja e tij ka qenë shumë e rëndë dhe vazhdimisht luftonte për oksigjen.

Në spital e intubuan dhe e futën në respirator, kurse Tiffany për asnjë moment nuk është ndarë nga ai. Tërë kohën ka fjetur në një shtrat pranë tij. Por e ëma e tij nuk e ka të qartë se ku Adrian ka mundur të infektohet me COVID-19.

Related posts

Paneli i OBSH-së rekomandon dozën e tretë të vaksinës

D V

Kush i financon dhe nga i marrin armët talebanët?

Redaksia

BE-ja nuk do të pranojë kurrë dy shtete në Qipro, thotë von der Leyen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More