Agjencia Zhurnal.mk

Rrëfimi i Fadil Gecit, si na sulmuan në shtëpi vetëm se ishim besnik presidentit Ibrahim Rugovës

Fadil Geci, vëllau i dytë familjes së Gecëve të Llaushës, në një intervistë ekskluzive për “Bota sot” ka folur për njoftimet e para të familjes Geci me familjen Rugova duke treguar se si ka arritur deri tek forcimi i besimit të ndërsjellë mes Rugovës dhe Gecëve, se si janë gjendur kur njerëz nga Drenica i kanë kundërshtuar, shpesh edhe duke u munduar ti frikësojnë në raport me Presidentin historik Ibrahim Rugova. Geci ka thënë se kanë besuar gjithmonë se Kosova mund të eci përpara vetëm nëse krahas luftës së armatosur, të jetë edhe një organizim i mirëfillt politik, e të cilin e kanë gjetur tek Presidenti Rugova.

“Faktori kryesorë ka qenë familja. Nëse ai ka qenë origjinal trashëgimtar i asaj, s`ka kah del ai, nëse është tradhtarë, del tradhtarë. Ai i ka pasur të gjitha këto faktorë, ai së pari ka qenë i shkolluar, e dyta ka qenë ajo që rreth parës nuk është sjellë kurrë, nuk ka pasur asnjë nevojë që të ruhet në atë aspekt, s`ka qenë lakmitarë, në shpirt të tij ka qenë vetëm interesi nacional, në shpirt timin nuk kam pasur kurrë asnjëherë asnjë mëdyshje në Dr. Ibrahim Rugovën, gjithçka që Rugova ka thënë për mua ka qenë e pranuar bllanko, i kam provuar edhe tjerët në skenën politike, sepse doni ti afronim edhe disa tanët, ka qenë Adem Demaçi, Luljeta Pula, Rexhep Qosja në fillimet e para po flas, por i kam pa që nuk kanë qenë të vendosur, sot  kanë thënë se duhet me luftë e nesër me paqe, e kanë ndërruar stilin varësisht me kë kanë nejt, nuk kanë qenë stabil, për dallim prej Rugovës i cili ka qenë i pa lëkundur, kurrë, asnjë moment nuk kam dyshu në Rugovën, kam pasur raste kur kanë ardh njerëz rreth shpisë kanë gjujt me automat me na frigu duke thënë se a po e she që e keni jaran Rugovën e ai po e tradhton kombin, unë kurrë, ne kurrë nuk kemi dyshu, asnjë sekond nuk jam hamend. 

E kam ditë që nëse ka diçka, dikund ndonjë shpëtim ky popull, atë e ka prej Rugovës, prej rrugës e prej miqve të tij. Ne kemi qenë njerëzit më të afërt në momentet më të vështira të Dr. Rugovës, pushka e para ka qenë e jona, Rugova nuk e ka eliminu pushkën si mundësi, por thënë se duhet të ruhemi se është herët, armikun duhet ta gjejmë në momentin kur është më i pa përshtatshëm për të. A e kemi dëshmi se kur ishte Rusia më së ngushti, a erdhi momenti kur Rusia ishte më se dobti e u çliruam, Bill Clintonin e kemi dëgjuar të gjithë duke iu drejtuar me gishtë kah Rugova e duke na treguar se ky ka qenë arsyja pse kemi ndërhyrë. 

Ne kemi qenë të vendosur për Rugovën, nuk na kanë interesuar, a ka qenë Bujar Bukoshi tradhtarë, atë e gjykon historia, ne nuk jemi dalë kurr jashta kësaj vije, e as unë si jurist. Përgjegjësi kanë të gjithë ata që kanë thënë se kemi me e luftu shtetin e Kosovës sikur shkijet, nëse ka dikun prokurorë ata duhet të merren me këtë punë, pse kanë thënë ashtu, kanë thënë gjatë luftës e pas luftës, shqiptarë. A është shqiptarë ai që duhet të vritet Fehmi Agani e Ibrahim Rugova? Ata që kanë thënë se duhet të vritet Agani, Rugova e Mark Krasniqi, ata kanë bërë komunikata për shqiptarët, unë mendoj që me ia bë analizat e AND-së mirë, ka pasur këtu të përzier në një kohë sepse shqiptari i vërtetë nuk e thotë një gjë të tillë. Kreun e akadamis me e vra, kryetarin e shtetit, ai që i thotë këto gjëra, duhet t’i shikohet gjeneza”, ka thënë Fadil Geci.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...