Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së që ishte 16 vjeç në luftë, bashkëluftëtar me babën e tij

Bekim Juniku nga Gjakova ditëlindjen e 16-të e kishte festuar në vijat e frontit, kur si një djalë tepër i ri i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke rrëfyer historinë e tij personale për kohën e luftës në Kosovë, ky ish ushtar i UÇK-së ka treguar se si kishte ikur nga shtëpia për t’ju bashkuar luftës për çlirimin e vendit, ndërsa ua kishte lënë një letër prindërve me të cilën i njoftonte ata se kishte vendosur për ta veshur uniformën e UÇK-së dhe se në rrugën e tij nuk kthehet më pas.

Videon me këtë rrëfimin të jashtëzakonshëm e ka publikuar fotografi i njohur shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha.

“LIRIA KA EMËR: Bekim Juniku e kishte festuar ditëlindjen e 16-të në vijat e frontit, si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të shkuar në luftë, ai kishte ikur nga shtëpia. Motrës ia kishte një letër, për t’i njoftuar prindërit se në rrugën e tij nuk kthehet më pas. Pak kohë më vonë, babai i tij do t’i bëhej bashkëluftëtar. Ky është një rrëfim i jashtëzakonshëm për djemtë e rinj që lanë gjithçka për çlirimin e Kosovës. Shpërndajeni këtë video. #LiriaKaEmer”, ka shkuar Fadil Berisha.

Ish ushtari i UÇK-së, Bekim Juniku, gjithashtu rrëfen se më pas në luftë ishte bërë bashkë edhe me babanë e tij.

“Prej marrëdhënies babë-bir kaloi në marrëdhënie bashkëluftëtarë. Ishte një lloj krenarie. Edhe pse, isha shumë i ri në moshë, mu dukej vetja se jam i pjekun para vaktit. U nisha shumë ma i fortë”, thotë ai.

Videon e plotë mund ta shikoni më poshtë:

Postime të ngjashme

LVV jep detaje për takimin e Kurtit dhe Lajçakut

S.B.

Marshohet kundër dyshimit për manipulim të votave nga Lista Serbe

S.B.

Lajcak në Kosovë/ Procesi i dialogut të përmbyllet në mandatin Kurti-Osmani

S.B.

Hoxhaj kërkon nga Lajçak kërkim falje lidhur me çështjen e hartës së Kosovës

S.B.

Përfundon numërimi i votave me kusht, Vetëvendosje i merr shumicën e tyre

S.B.

Hoti për dialogun me Serbinë: Njohje reciproke, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës të panegociueshme

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...