Agjencia Zhurnal.mk

Rregull i ri në Angli: Ndëshkohesh me të verdhë nëse kollitesh

Pandemia e Koronavirusit nuk ndryshoi vetëm botën, por edhe sportin në përgjithësi. Kështu futbolli ka disa muaj që ka rifilluar, por nën masa strikte higjenike.

Gjithashtu dhe shkallët e stadiumeve janë ende të boshatisura, ku shpresa më e madhe është që ato të rihapen sërish në fillim të tetorit.

Një tjetër rregull i ri vjen nga Britania e Madhe. Federata Angleze e futbollit ka vendosur se nëse një lojtar kollitet qëllimisht në afërsi të kundërshtarit ose gjyqtarit të takimit, atëherë ai do të ndëshkohet me kartonin e verdhë.

Kjo për të respektuar masat anti-Kovid dhe shikohet nga specialistët si një masë shumë e mirë për tu vendosur.

Gjithashtu në sezonin tjetër do të lejohen pesë zëvendësime brenda 90 minutave dhe jo më tre.

Kjo fillimisht u vendos në muajin maj kur filloi futbolli, në mënyrë që të shmangeshin dëmtimet e futbollistëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...