Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rregullatori evropian i ilaçeve paralajmëron për kujdes me vaksinën ruse

Bruksel, 8 mars – Përfaqësuesja e Lartë e Agjencisë evropiane për ilaçe, Christa Wirthumer-Hoche, u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të mos e rekomandojnë në nivel kombëtar përdorimin emergjent të vaksinës ruse kundër COVID-19, derisa agjencia t’i hulumtojë hollësisht sigurinë dhe efikasitetin e saj.

Ekspertja evropiane ka thënë se për vlerësimin përfundimtar nevojitet pajisja me dokumentacionin e plotë. Kjo ngase mungojnë të dhënat për personat e vaksinuar me këtë kurë dhe për këtë arsye ajo ka rekomanduar anëtaret e bllokut që të mos e miratojnë “Sputnikun” për përdorim emergjent.

Ajo, madje, ka përjashtuar mundësinë që vaksina ruse të ofrohet në listën për vaksinim në vendet e BE-së. Kjo gjë u bë e ditur në ditën kur kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Leyen, ka thënë se pritet që deri në prill, më shumë se 100 milionë doza vaksinash të distribuohen në bllok për çdo muaj.

Postime të ngjashme

Regjistrohen 824 raste të reja me Kovid-19, 682 pacientë të shëruar dhe 31 të vdekur

R Zh

LSM-ja u bën apel deputetëve nesër ta votojnë pakon e pestë antikrizë

R Zh

A po fundoset, BDI-ja me ekzekutivin aktual në krye me Artan Grubin ?

R Zh

Liberalët ballkanik për non-pejperin: Kriza e kovidit në rajon dhe BE tokë pjellore për ide të rrezikshme nacionaliste për rishikim të kufijve

R Zh

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...