Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rregullatori financiar i BE-së goditet nga sulmi kibernetik

Autoriteti Bankar Evropian (EBA) tha se serverët e tij të postës elektronike janë komprometuar në një sulm kibernetik global.

EBA, që është rregullatori kryesor financiar i Bashkimit Evropian, tha se ka ndërmarrë masa shtesë të sigurisë, për “rikthimin e funksionalitetit të plotë” të serverëve.

“Në këtë fazë, infrastruktura e postës elektronike e EBA-s është siguruar dhe analizat tona sugjerojnë se nuk janë nxjerrë të dhëna. Nuk kemi asnjë tregues për të menduar se sulmi ka shkuar përtej serverëve tanë të postës elektronike”, tha përmes një deklarate EBA.

EBA, sikurse edhe shumë biznese dhe qeveri, përdorin serverët e kompanisë amerikane Microsoft Exchange për postën e tyre elektronike.

Microsoft, qysh javën e kaluar, ka njoftuar për sulmin e madh kibernetik.

Firma e teknologjisë ka thënë se beson se një sulmues i sponsorizuar nga shteti kinez, i quajtur Hafnium, qëndron prapa tij.

Pekini e ka mohuar çdo përfshirje.

Duke e cilësuar sulmin si “kërcënim aktiv”, sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë të premten se cenueshmëria e serverëve të Microsoft Exchange “mund të ketë ndikime të mëdha”.

“Secili që punon me këta serverë – qeveri, sektorë privatë, akademi – duhet të veprojë tani për t’i rregulluar ata”, ka thënë Psaki.

Postime të ngjashme

Bosnja merr 10 mijë vaksina të tjera Sinovac nga Turqia

N E

Sebastian Kurz ka ofruar që Austria të jetë mikpritës i takimit SHBA-Rusi

N E

Rusia rritë prezencën ushtarake në Detin e Zi

N E

Britania dërgon 6 aeroplanë në Europën Lindore si mesazh për Rusinë

N E

Bilanci i Covid 19/ Mbi 3 milionë humbje jete në mbarë botën

R Zh

Ushtria amerikane “zbarkon” në Durrës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...