Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Rreh gruan në sy të fëmijëve, aksidenton një të mitur në rrugë, 4 të arrestuar në Tiranë

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 41 vjeç, pasi në rrugën “Muhamet Deliu”, në lokalin në pronësi të tij, zhvillonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, letra bixhozi dhe fisha pokeri.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 52 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” duke dalë jashtë banesës.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 35 vjeç, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. P., 29 vjeç, pasi në rrugën “Bulevardi Migjeni”, ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale E. S, 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Paloka: PD do ta fusë Shqipërinë në shtegun e duhur të zhvillimit

T E

“Mjekët s’më dhanë shpresa”, e reja historinë: Babi përgatiti shtëpinë

T E

Mbyllet një objekt hotelierik në rajonin e Gostivarit pasi ka punuar pas orarit të lejuar

T E

Janë gjetur katër migrantë në “mercedes” në fshatin Bansko në Strumicë

T E

Aksident i rëndë trafiku në Ponikva, një person e ka humbur jetën

T E

Mbyllet një lokal në Shkup, 6 persona shoqërohen në polici

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...