Rrëmbehet një person në Prishtinë, të dyshuarit e fusin me dhunë në veturë – dyshohet se edhe e rrahën

nga Xh M

Denoncimi i një rasti të rrëmbimit në Prishtinë ka aktivizuar Policinë mëngjesin e sotëm, për të zbuluar rrethanat në të cilat dyshohet se ishte kidnapuar një person. Detajet e rastit u zbuluan pasi viktima u paraqit vet në stacion policor, teksa tashmë është iniciuar hetim, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për një 29-vjeçar, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga dy persona, për motive akoma të panjohura.

Në bazë të informacioneve të para, të dyshuarit e kanë marrë viktimën me forcë te një furrë në lagjen Emshir të Prishtinës dhe e kanë dërguar në një lokacion, ku dyshohet se edhe e kanë rrahur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More