Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla është shpallur Miss Shqipëria në vitin 2010.
Në atë periudhë, ajo ishte 16 vjeçe dhe triumfoi mes 32 bukurosheve nga të gjithë trevat e vendit.
Por megjithëse rrëmbeu kurorën e Miss-it, jo cdo gjë shkoi mirë për të.

Nevina Shtylla është shprehur se u përball me bullizëm nga disa prej mësueseve në gjimnaz dhe e ka kaluar me shumë vështirësi, madje mendonte të braktiste shkollën.

“Do kujtoj një periudhë të vështirë sepse isha në moshë të vogël. Zgjohesha me zor për të ikur në gjimnaz, mundohesha t‘ia shpjegoja prindërve me këtë tipin tim të revervuar, nuk jam shprehur aq sa duhet por e kam superuar me shumë vështirësi. Doja ta lija fare gjimnazin. Kam pasur një lloj trysnie nga disa mësuese specifike, jo nga të gjitha, pso ta vendosën shënjestrën gati ta nxijnë jetën, mund të kalojë deri në bullizëm. ndoshta nuk ta përceptojnë se cfarë bëjnë, por duhet të jenë të kujdesshme,”- tha ajo “N’fermë”.