Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Rrëshira kuruese e pemës që rritet vetëm ne ishullin grek Chios

I njohur si “fshati piktoresk”, Pyrgi është padyshim një nga vendet më të bukura në botë. I vendosur në ishullin grek Chios, fshati është një nga më të pasurit në Mesdhe dhe kjo jo vetëm falë turizmit, për të cilin shquhet, por edhe tregtimit të një bime të veçantë kuruese.

Për shekuj me radhë, ekonomia lokale është forcuar nga kultivimi i pemëve të quajtura “lentisc”, që prodhojnë një lloj rrëshire aromatike, historia e së cilës paraqitet në një muze në hyrje të fshatit.

Nikos Zervoudis, një fermer nga Pyrgi, tregon për CNN Travel procesin e kultivimit të pemëve lentisc. “Gjatë dimrit, pema ka nevojë për krasitje të një teknike të veçantë, në mënyrë që rrëshira të mblidhet siç duhet. Por në pranverë i duhet një tjetër lloj pastrimi dhe nëse bie shi, vetëm një herë gjatë kësaj kohe, rrëshira do të shpërndahet dhe e gjithë korrja do të humbasë”.

Për kultivimin e kësaj peme ka pasur përpjekje edhe në Itali, Turqi e vende të tjera, por asnjë tentativë nuk ka rezultuar me sukses. Sipas legjendës lokale, kjo pemë mund të rritet vetëm në ishullin Chios, për shkak të Shën Isidorit, një marinar i krishterë në flotën Perandorake Romake, i cili u martirizua në Chios në shekullin e tretë dhe u tërhoq zvarrë nga kuajt, në terrenin e ashpër të ishullit. Kur pemët “lentisc” panë vuajtjen e tij, thuhet se lotuan dhe nga kjo u prodhua rrëshira kuruese.

Sigurisht për shkencën ka një shpjegim të argumentuar që lidhet me kombinimin e tokës vullkanike të Chiosit me mikroklimën tepër të thatë dhe teknikat e praktikuara në breza për kultivimin e pemëve.

Interesi për këtë rrëshirë aromatike, ka ardhur falë përfitimeve të saj shëndetësore. BE-ja dhe UNESCO e ka njohur atë si një ilaç tradicional bimor për problemet e tretjes, ato frymore, kardiovaskulare, dermatologjike, alergjitë etj. Gjithashtu, bima ka gjetur përdorim edhe në produkte si ëmbëlsirat, çamçakëzët, koktejet, vajrat. \a2news

Postime të ngjashme

Anët pozitive dhe negative të konsumimit të qumshtit të bajameve

S.B.

Lëngu i rrushit të thatë për pastrimin e mëlçisë

S.B.

Përbërësit në produktet e pastrimit mund të rrisin rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit dhe kancerit

S.B.

Problemet me kocka dhe ndikimi i vajit të ullirit me kripë

S.B.

Katër efektet shëruese që i sjell agjërimi gjatë Ramazanit

S.B.

Bananet ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit në bark

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...