Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rreshje të mëdha të borës, ndalesë për qarkullim të kamionëve në disa rrugë

Shkup, 14 shkurt – Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë kryesisht të lagështa, me mbetje të dëborës në disa vende. Në të gjithë territorin e vendit vërehen reshje të dëborës me intensitet të ndryshuar të shoqëruara me erë veriore. Për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e acarit. Në gryka dhe prerje rrugore mund të paraqiten rrëshqitje të dheut.

Që nga ora 00:45 është vendosur ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Kërçovë-Ohër, përmes rrugës malore Preseka, ndërsa që nga ora 21:55 e mbrëmjes së djeshme për të njëjtat automjete është vendosur ndalesë edhe në rrugën Resnje-Ohër, përmes rrugës malore Bukovo.

Prej mbrëmjes së djeshme, respektivisht prej orës 19:30, ndalesë për kamionë është vendosur edhe në rrugën Dibër-Strugë dhe anasjelltas.

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda që nga dita e djeshme ka edhe për rrugët: Manastir-Resnje, përmes rrugës malore Gjvato, për rrugën Makedonski Brod-Prilep, përmes rrugës malore Barbaros. Kamionët nuk mund të qarkullojnë edhe në rrugën Strugë-Qafthanë, ndërsa makinat e thjeshta detyrimisht duhet të kenë pajisje dimërore.

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ka edhe për rrugën Gostivar-Kërçovë, përmes Strazhës dhe për rrugën Mavrovë-Dibër.

Postime të ngjashme

17 të shëruar dhe 74 raste të reja me Covid, vdesin dy pacientë

Z H

Gërvalla Shvars: Ballkani i hapur nuk është diçka e re, por mund të jetë e rrezikshme

Z H

Shpaloset tabela e rrugës “Jusuf Gërvalla” në Çarshi të Vjetër

Z H

Në qershor rritje prej 9,5 për qind të prodhimtarisë industriale në nivel vjetor

Z H

Osmani: Sapo të formohet qeveria në Sofje intensivisht do të angazhohemi për zgjidhje

Z H

Carovska: Do të vazhdojmë të investojmë në shkollat për kushte më të mira për mësim

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...