Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Rrëshqitje dheu në Autostradën “Ibrahim Rugova” si pasojë e reshjeve të shiut

Ministria e Infrastrukturës bën me dije se në një pjesë të auto-udhës Vërmicë-Gjuricë ka pasur rrëshqitje të dheut gjatë së premtes, si pasojë e reshtjeve të shiut, njofton Insajderi.

Ministria ka njoftuar se autostrada “Ibrahim Rugova”, është e qarkullueshme.

“Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët se pas reshjeve të shiut në drejtim të auto-udhës Vermicë-Gjurgjicë në kilometrin e 53 kemi rrëshqitje të dheut, të një sasie jo të madhe, por që auto-udha ‘Ibrahim Rugova’ është e qarkullueshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tutje, bëhet e ditur se ekipet janë duke punuar për ta sanuar gjendjen.

Vërshime të premten ka pasur edhe në Drenas, Malishevë Gjakovë dhe në disa pjesë të tjera të Rajonit të Dukagjinit.

Postime të ngjashme

U ishin vënë përgjues zyrtarëvr të arrestuar: Drejtori bënte plane të blejë banesë 200 mijë euro me ryshfet

S.B.

Hoti takon Zemajn e Krasniqin, flasin për masat anti-COVID

S.B.

Lajçak të hënën në Kosovë në vizitë tri ditore

S.B.

LVV homazhe tek varri i Demaçit dhe Deharit: Sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovë

S.B.

Gjilani ka aktualisht 150 raste aktive me COVID-19

S.B.

Sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj Haki Rugovës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...