Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rrëshqitje masive dheu në Norvegji, 10 të lënduar dhe 26 të zhdukur

Dhjetë persona u plagosën, njëri është në gjendje kritike, ndërsa 26 janë zhdukur pasi një rrëshqitje e dheut në Norvegjinë jugore mori më shumë se dhjetë ndërtesa në orët e para të mëngjesit, raporton Reuters.   Rrëshqitja e dheut goditi zonën e banuar të komunës Jerdrum, rreth 30 kilometra në veri të Oslos.   Personat e zhdukur janë nga zona më e prekur nga rrëshqitja e dheut, por ende nuk është e qartë nëse ata ishin bllokuar në shtëpitë e tyre, nëse ata arritën të shpëtonin apo të evakuoheshin në kohë, sipas policisë.   Shefi i policisë tha se zona ishte akoma e paqëndrueshme dhe mund të afrohej vetëm me helikopter dhe kryetari i bashkisë tha se rreth 500 njerëz ishin evakuuar.   “Kjo supozohej të ishte një fundjavë e qetë e Vitit të Ri, gjatë së cilës njerëzit ndoshta duhet të shqetësohen më shumë për COVID-19, dhe jo për njerëzit e zhdukur në rrëshqitje”, tha kryeministrja Erna Solberg për TV2.   Norvegjia jugore është goditur nga reshje të mëdha shiu në ditët e fundit, të cilat supozohet se kanë çuar në rrëshqitje të dheut, njofton televizioni kombëtar NRK.

Postime të ngjashme

Imunologu gjerman: Ata që kanë më shumë kontakt duhet të vaksinohen së pari

T E

Biden: Vizita e Papa Françeskut në Irak një simbol shprese

T E

Dodiku kundër pranisë ndërkombëtare në Bosnjë

T E

Aktivistet polake protestojnë kundër ndalimit të abortit

T E

Mianmar, OKB njofton për mbi 50 protestues të vrarë

T E

Von der Leyen: BE-ja mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...