Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rrëshqitje masive toke në Norvegji, shtëpitë mbulohen nga balta

Të paktën 9 persona u plagosën dhe rreth 200 veta u evakuuan, të mërkurën, pas një rrëshqitje toke në një qytezë, në veri të Oslos, në Norvegji.

Policia norvegjeze u lajmërua, në orën 4 të mëngjesit, për rrëshqitje masive të dherave, dhe se tetë shtëpi u shkëputën nga trualli i tyre, në një zonë të banuar nga afërsisht 5000 njerëz.  

Policia e përcaktoi këtë si një katastrofë dhe deklaroi në Twitter se, “disa shtëpi janë dëmtuar nga rrëshqitja e dheut. Shërbimet e urgjencës, me ndihmën e mbrojtjes civile dhe ushtrisë norvegjeze, janë në proces të evakuimit’’.

Rreth 40 ambulanca u dërguan në vendin e ngjarjes dhe evakuimi vazhdoi, pasi zyrtarët thanë se ekzistonte akoma rreziku i rrëshqitjeve të mëtejshme. Gjeologët nga Drejtoria e Burimeve Ujore dhe Energjisë Norvegjeze po vlerësojnë aktualisht vendin ku ndodhi rrëshqitja, për të përcaktuar nëse është e sigurt për hyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Zona ku ndodhet kjo qytezë është e njohur për terrenin e saj të pasur me një lloj argjile që mund të ndryshojë nga forma e ngurtë në të lëngshme. Kjo shkakton shpesh katastrofa të tilla dhe shumë herë ka pasur raportime për rrëshqitje të tokës.

Postime të ngjashme

Biden: Vizita e Papa Françeskut në Irak një simbol shprese

T E

Dodiku kundër pranisë ndërkombëtare në Bosnjë

T E

Aktivistet polake protestojnë kundër ndalimit të abortit

T E

Mianmar, OKB njofton për mbi 50 protestues të vrarë

T E

Von der Leyen: BE-ja mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

T E

Presidenti sirian dhe gruaja e tij infektohen me koronavirus

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...