Kosovë

Rreth 10 mijë nxënës të komuniteteve pakicë nuk e kanë ndjekur mësimin online

Zhurnal Ads

Me shfaqjen e rasteve të para me koronavirus në vendin tonë Qeveria ndërmori masa për frenimin e përhapjes së këtij virusi. Madje, një ditë para raportimit të rasteve të para ishte marrë vendimi për mbylljen e shkollave, edhe kjo si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19.

Kurse rreth 10 ditë pas vendimit për mbyllje të shkollave Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), më 23 mars, mori vendim për fillimin e mësimit online, kjo deri në përfundim të vitit shkollor 2019-2020.

E në prag të vitit të ri shkollor MASH-i ka vlerësuar se përmbyllja e vitit shkollor ka qenë përgjithësisht e suksesshme, megjithatë është shoqëruar me probleme për një kategori të nxënësve, të cilët nuk kanë pasur qasje në mësimin në distancë, kryesisht për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike.

Edhe pse MASH-i dhe partnerët ndërkombëtarë kanë ndihmuar nxënësit me pajisje për të ndjekur mësimin online, janë rreth 10 mijë fëmijë që nuk kanë arritur të ndjekin këtë proces, shkruan “Zeri.info”.

Në një përgjigje për “Zërin”, Ministria e Arsimit ka thënë se në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit ka marrë të gjitha masat që nxënësit, të cilët kanë mbetur jashtë procesit mësimor, të marrin mësim plotësues dhe të gjithë nxënësit kanë kaluar me sukses vitin shkollor.https://zeri.info/inarticle.html

Ministria ka thënë se janë 9070 nxënës të cilët nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimin në distancë e numri më i madh i tyre kanë qenë nga komuniteti rom, ashkali e egjiptian.

“Numri i fëmijëve – nxënësve sipas përkatësisë etnike që nuk kanë mundur ta ndjekin mësimin nga distanca në kohë pandemie sipas vitit shkollor 2019-2020 është si në vijim; serbë 33, turq 64, boshnjakë 10, goranë 6, ashkalinj 805, romë 376, egjiptianë 200 dhe kroatë 3”, ka thënë MASH-i për “Zërin”.

Në kohën kur pritet të fillojë mësimi nëpër shkolla shumë ekspertë shëndetësorë kanë paralajmëruar një valë të dytë të të infektuarve e për këtë MASH-i thotë se janë të përgatitur në rast të paraqitjes së rasteve të infektimit individual ose grupor të nxënësve ose të personelit të shkollave.

“Ministria e Arsimit dhe e Shkencës i ka bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për fillimin e vitit të ri shkollor, në kuadër të së cilës është përgatitur plani për e-Mësimin, masterplani për e-Mësimin, udhëzuesi i përgjithshëm për organizimin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020/21 së bashku me protokollin e reagimit ndaj pandemisë, që përcakton në mënyrë të qartë mënyrën e reagimit të menaxhmentit, personelit të shkollave dhe DKA-ve në rast të paraqitjes së rasteve të infektimit individual ose grupor të nxënësve ose të personelit të shkollave gjatë zbatimit të procesit mësimor”, kanë thënë nga MASH-i për “Zërin”.

Ka disa javë që inspektorët e MASH-it kanë nisur punën në terren për të vlerësuar shkollat nëpër gjithë Kosovën se cilat prej tyre i plotësojnë kushtet për të nisur mësimin nga data 14 shtator e për këtë MASH-i ka thënë se është vlerësuar që përgjithësisht shkollat janë të përgatitura.

“Inspektorati i Arsimit ka monitoruar dhe ka vlerësuar gjendjen e shkollave, përgatitjet me masat parandaluese për mbrojtje nga përhapja e virusit dhe është vlerësuar se përgjithësisht shkollat janë të përgatitura, përjashtimisht disa shkollave që kanë nevoja plotësuese për fillimin e mësimit”, kanë thënë nga Zyra për Informim e MASH-it.

Para se të nisë mësimi më 14 shtator mbi 1500 mësimdhënës do të testohen për koronavirus në mënyrë të rastësishme në gjithë territorin e Kosovës. /Zëri

Postime të ngjashme

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 19 pacientë me coronavirus, katër në gjendje më të rëndë

admin

Dëbimi i këshilltarit të Kurtit, Agim Veliu thotë se nuk ishte hakmarrje

admin

​Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...