Rreth 15 mijë vizitorë në Panairin e sivjetmë të librit

Shkup, 15 shtator – Panairi I librit për herë të dytë, për shkak të pandemisë, u realizua në ambient të hapur në kompleksin Ai Arena – QS Boris Trajkovski. Shtëpitë botuese të pranishme në panairin e sivjetmë të librit shprehën kënaqësi nga paraqitja konceptuale, vazhdimësia e panairit dhe kushtet e sigurisë për mbajtjen e tij të papengueshme.

 

Sipas organizuesve të Panairit, interesi për lexim të të gjitha llojeve të letërsisë është në ngritje të vazhdueshme në disa vitet e fundit që tregon edhe numri I vizitorëve, që në këto kushte pandemie arriti 15.000.

Në panair u prezantuan mbi 60 ekspozues, u organizuan promovime të edicioneve të reja dhe autorë në Qendrën promovuese dhe në stendat e botuesve. Gjatë panairit të librit, u ndanë edhe çmimet nga Asociacioni I botuesve të Maqedonisë (MAI), si dhe çmimet nga Shoqata e botuesve dhe librarëve të Maqedonisë (SHBLM).

“Motiv shtesë për organizim të ngjarjes së këtillë është e dhëna se autorët vendorë vijnë në shprehje dhe gëzon fakti që popullata e re edhe këtë vit mori pjesë të konsiderueshme nga numri I përgjithshëm I vizitorëve të panairit”, theksojnë organizuesit në kumtesë.

Panairi është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Qytetit të Shkupit.

Related posts

Mbahet paneli i PriFest

Redaksia

Promovohet filmi i shkurtër dokumentar për Nënë Terezën nga Emin Azemi

Redaksia

Yjet s’flejnë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More