Rreth 20 mijë vaksina “AstraZeneca” dhe “Sputnik” pritet të arrijnë javën e ardhshme

Shkup, 1 korrik – Kemi paralajmërim se 10.000 vaksina “AstaZeneka” do të mbërrijnë të premten, donacion nga Kroacia. Ndërkaq 10.000 vaksina “Sputnik” nga Rusia pritet të arrijnë javën e ardhshme. Vaksinimi sot zbatohet në të gjitha pikat e vaksinimit. Gjatë ditës së djeshme dhe të pardjeshme, rreth 12.000 persona u vaksinuan, dhe që nga dje, u vaksinuan 330.000 qytetarë, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

 

Ministri theksoi se qendrat e imunizimit masiv, në fakt palestrat dhe qendrat shëndetësore janë gjithashtu të përfshira në procesin e imunizimit.

Ai theksoi se vaksinat janë të sigurta dhe se nuk ka asnjë shans që një ilaç të lëshohet pa miratimin e Agjencisë së Barnave.

“Dje u ngrit një pyetje në lidhje me dokumentacionin, lejet, etj. Dua të shpjegoj që qytetarët duhet të jenë të qetë dhe nuk ka asnjë shans që ndonjë ilaç të vendoset në treg, përfshirë një vaksinë, nëse Agjencia e Barnave nuk jep miratimin e saj. Ne aplikojmë me dokumentacionin e duhur që është i nevojshëm për importin e ilaçeve, dhe ai arrin para se vaksinat të mbërrijnë në Agjencinë e Barnave, kështu që është një proces administrativ”, tha Filipçe.

Ministri theksoi se rekomandimet dhe publikimet kanë filluar të lëshohen për nevojën e një doze të tretë të vaksinës kundër Kovid-19, por theksoi se ende nuk ka një pozicion të qendrushme dhe të qartë për këtë çështje.

Filipçe informoi se vaksinimi në terren tashmë ka filluar në qytetet ku ka persona që janë të vështirë për t’u lëvizur, në vende më të vogla, dhe nga java tjetër pritet të zbatohet më intensivisht.

Related posts

Zaev- Pejçinoviq Buriq: Konfliktet në rajon janë e kaluar

Z H

Shpallet konkurs për pranim të studentëve në konvikte shtetërore

Z H

IKSHPK rekomandon shtyrjen e procesit zgjedhor (Dokument)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More